Një shtetas kosovar dëbohet nga Italia, u konsiderua i rrezikshëm për sigurinë kombëtare

Një shtetas nga Kosova dhe një nga Tunizia janë dëbuar nga Italia, për shkak se të njëjtit po konsiderohen të rrezikshëm për sigurinë kombëtare.

Kështu thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Italisë, raporton agjencia e lajmeve “ANSA”.

Deri më tani janë dëbuar 56 shtetas të huaj në Itali në vitin 2023, që janë duke u konsideruar të rrezikshëm për sigurinë kombëtare.

Go to TOP