‘Një sektor spekulativ dhe i rrezikshëm’, Laporta refuzon sponsorin e kriptmonedhave

Barcelona mori disa oferta nga kompanitë e këmbimit të kriptomonedhave që i ofronin më shumë para se sponsori aktual “Spotify”, por bordi i drejtorëve i ka refuzuar pasi nuk ndjehen rehat me këtë sektor.

Klubi katalanas ka një partneritet me Socios.com dhe Chiliz.net, duke u ofruar mbështetësve Fan Tokens të cilat janë një lloj kriptomonedhe sportive, por presidenti i Barcelonës Joan Laporta ndihej më i sigurt duke shkuar me ofertën më të ulët të gjigantit të transmetimit të muzikës Spotify.

“Është një sektor spekulativ, i rrezikshëm, shumë i ndryshueshëm dhe joetik”, shpjegoi bordi i drejtorëve të klubit.

Në verë, bordi i Joan Laporta refuzoi një ofertë prej 70 milion euro plus një bonus 20 për qind në varësi të rezultateve të ekipit të parë të meshkujve. Kjo nuk mjaftoi për t’i tunduar ata të krijonin një lidhje më të madhe me sektorin.

Oferta kaloi kontrollet e brendshme të Barcelonës, përfshirë ato të departamentit të pajtueshmërisë, por nuk bindi as departamentin komercial dhe as bordin e drejtorëve. Propozime të tjera nga sektori erdhën në muajt në vijim, por të gjitha në mënyrë të ngjashme u hodhën mënjanë.

Barcelona, ​​përveç parave, kërkon edhe sponsorizim në përputhje me vlerat e klubit, të parashikuara në mbështetjen për Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut që u përfshi në statutin e klubit në Asamblenë e fundit të Përgjithshme të Anëtarëve të Kompromentuar.

Go to TOP