Një polic mbrëmë iu nënshtrua operimit, pas lëndimeve nga përballja me grupin e armatosur

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës i është nënshtruar një operimi mbrëmë pas lëndimeve që ka marrë gjatë përleshjes me grupin e armatosur i cili kishte hyrë nga Serbia në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

“I është nënshtrua operacionit dhe gjendja e tij edhe stabile”, ka thënë ai.

Rreshteri i Afrim Bunjaku ka mbetur i vrarë të dielën dhe një polic është plagosur  pas një sulmi nga grupi i armatosur, në rrugën Leposaviq- Zveçan.

Ndërsa, Policia e Kosovës pas përleshjeve me këtë grup gjatë të dielës ka vrarë tre sulmues dhe dy ka arrestuar.

Grupi i armatosur rëndë dhe me uniforma ushtarake, pas sulmit të parë ndaj policisë, ishin ngujuar në Manastirin  e Banjskës, ku nga atje kishin filluar sulmin ndaj Policisë së Kosovës.

Go to TOP