Një person në Prishtinë gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Përgjatë orëve të para në mëngjesin e së martës Policia ka gjetur një burrë pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Një gjë e tillë është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, derisa njoftohet se trupi është dërguar për obduksion.

“Prishtinë 04.01.2022 – 03:50. Raportohet se  viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport. 

Go to TOP