Një javë nga sulmi terrorist në Banjskë, Sveçla paralajmëron dëshmi të reja
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveça në një konferencë për medie thotë se organizimi i sulmit terrorist që ndodhi sot një javë, kishte për qëllim aneksimin e veriut.
Sveçla shtoi se, këtë e kanë dëshmuar edhe dokumentet që i kanë publikuar.
Tutje, ministri thotë se, sot do të publikohet video dhe fotografi, jo vetëm për sulmin terrorist në Banjskë por edhe përgatitjet e këtij grupi nga shteti i Serbisë në qendra zyrtare të trajnimit.
“Një javë nga vrasja e policit Afrim Bunjaku, në një sulm terrorist që u planfikua nga shteti kriminal i Serbisë. Ky organizim terrorist kishte vetëm një qëllim, aneksimin e veriut të Republikës së Kosovës”, tha ai.
“Në vazhdimësi kemi njoftuar që ky shtet ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet, por këtë ditë e kemi dëshmuar edhe me dokumente që e vërtetojnë këtë gjë, ndërsa sot do të shohim me video dhe fotografi, jo vetëm për sulmin terrorist në Banjskë por edhe përgatitjet e këtij grupi nga shteti i Serbisë në qendra zyrtare të trajnimit”, shtoi ai.
