Një infermier kujdeset për 16 pacientë në Ferizaj

Spitali i Ferizajt tashmë e një kohë të gjatë po përballet me mungesë të punëtorëve shëndetësorë. Largimi i një pjese të tyre së fundmi nga ky spital, e ka vështirësuar edhe më shumë dhënien e shërbimeve. Pulmologu Hajdin Lata ka thënë se një infermier po detyrohet që të kujdeset për rreth 16 pacientë. Derisa, drejtori i këtij spitali ka deklaruar se të gjitha repartet po funksionojnë me mungesë të stafit.Një infermier në repartin e pulmologjisë në Spitalin e Ferizajt, po detyrohet që të kujdeset për rreth 16 pacientë.

Kjo për shkak të mungesës së stafit mjekësor, me të cilën tashmë e një kohë të gjatë po përballet ky spital.Pulmologu Hajdin Lata ka thënë se infermierët janë të mbingarkuar me punë, derisa, është shprehur se mungesa e stafit mund të ndikojë edhe në cilësinë e shërbimeve që ata ofrojnë.

Ndërkaq, përveç repartit të pulmologjisë, me mungesë të stafit në Spitalin e Ferizajt janë duke u ballafaquar edhe repartet tjera.

Përkundër nevojave të mëdha për staf shtesë në spitalin e Ferizajt, por edhe në spitalet tjera dhe në QKUK, këtyre institucioneve pritet t’u shtohen vetëm 100 profesionistë shëndetësorë.

Sa i përket mungesës së stafit shëndetësor, siç jeni të informuar, Qeveria e Republikës së Kosovës ka buxhetuar 300 pozita të reja për profesionistë shëndetësorë në Kujdesin Parësor Shëndetësore dhe 100 pozita të reja për profesionistët shëndetësorë në kujdesin dytësor dhe tretësor, ku punësimi i tyre do të bëhet në përputhje me ligjet respektive në fuqi përmes konkurseve të institucioneve.https://zeri.info/inarticle.html

Në mungesë të punonjësve shëndetësorë, përfaqësues të këtyre të fundit kanë thënë se disa reparte në spitalet rajonale rrezikojnë të mbyllen. / Kanal10

Go to TOP