Një i vdekur në aksident trafiku në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur në Mitrovicë të hënën mbrëma në një aksident mes një veture me targa vendore dhe një motoçiklete. 

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:30, në Rrugën “Dëshmorët e Kombit” .

“Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar menjëherë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë mirëpo nga ana e stafit mjekësor është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit. /Kosova.info/

Go to TOP