Një i arrestuar në Prishtinë, për sulm ndaj bashkëshortes

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti ka kanosur me mjet të mprehtë bashkëshorten, duke i shkaktuar lëndim.

Rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë, në orën 12:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kanosur me mjet të mprehtë- viktimën femër kosovar-bashkëshorten e tij, ku për pasojë i ka shkaktuar lëndim-gërvishtje”, thuhet në raport.

Viktimës pasi i është ofruar tretman mjekësor, është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

Go to TOP