Një fëmijë derisa ishte duke vrapuar përplaset në veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku, ku një fëmijë derisa ishte duke vrapuar është përplasur me veturën e drejtuesit mashkull kosovar.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Brigada 123, Suharekë”, të hënën në orën 15:07.

“Si pasojë e aksidentit fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Go to TOP