Një anije mallrash goditi një tanker me karburant, rrezik ekologjik

Ekipet emergjente në Detin Verior po punojnë me shpejtësi për të parandaluar një katastrofë ekologjike, pasi një anije mallrash goditi një tanker që transportonte karburant për aeroplanët e qeverisë amerikane.

Ekipet e specializuara nga Britania e Madhe janë duke u munduar të parandalojnë një katastrofë të madhe ekologjike në Detin e Veriut, ku një anije mallrash goditi tankerin që ishte duke transportuar karburant për aeroplanë, i cili, sipas raporteve, ka filluar të rrjedhë në det.

Incidenti ndodhi pranë brigjeve të Yorkshire-it në Britaninë e Madhe dhe deri tani është bërë e ditur se anija e mallrave ‘Solong’, e cila lundronte nën flamurin portugez, goditi tankerin ‘Stena Immaculate’, i cili është në pronësi të një kompanie suedeze, por menaxhohet nga kompani amerikane dhe specializohet në transportin e karburantit për forcat e SHBA-së. Zyrtarët deri tani nuk kanë dhënë shpjegime mbi arsyeve të incidentit, por është bërë e ditur se të gjithë 36 anëtarët e ekuipazheve nga dy anijet janë të sigurt.

Disa media britanike kanë raportuar gjithashtu se në tankerin ‘Stena Immaculate’, përveç karburantit, transportoheshin edhe 15 kontejnerë me cianid natriumi, një kimikat toksik që mund të jetë jashtëzakonisht i dëmshëm. Sipas këtyre raporteve, ende nuk dihet nëse ka pasur rrjedhje të këtij kemikali në det. /rtk/


Go to TOP