Një anglez dënohet me pesë vjet e tre muaj burgim për vrasjen e nëntë maceve

Një roje sigurie është burgosur për kryerjen e një serie vrasjesh të maceve, gjatë natës.

Steve Bouquet, 54 vjeç, nga Brighton, theri 16 mace midis tetorit 2018 dhe qershorit 2019.

Nëntë mace – Hendrix, Tommy, Hannah, Alan, Nancy, Gizmo, Kyo, Ollie dhe Cosmo – u vranë, ndërsa shtatë të tjera u plagosën.

Bouquet është dënuar me pesë vjet e tre muaj burg, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.

Pronarët e Hendrix, nëntë muajsh, vunë re një kamera afër vendit ku u sulmua, që ishte vendosur nga një fqinj, macja e të cilit kishte pësuar një fat të ngjashëm një vit më parë.

Policia ekzaminoi pamjet dhe zbuloi pa të dënuarin duke u afruar tek macja, para se të merrte diçka nga çanta e tij dhe të bënte një kërcim të papritur drejt saj.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e Bouquet, u gjet një thikë me gjak të maces mbi të dhe ADN -në e tij në dorezë.

Gjatë gjyqit të tij, juristët dëgjuan sesi pronarët e maceve të tronditur i gjetën kafshët e tyre të gjakosura në pragun e shtëpisë së tyre, si dhe shpenzime me mijëra euro në veterinerë.

Duke shpallur vendimin, gjyqtari Jeremy Gold tha se sjellja e tij ishte “mizore, e qëndrueshme dhe goditje në zemër të jetës familjare”.

Go to TOP