Një aksident me fatalitet, dhe 21 me të lënduar brenda 24 orëve

Një aksident me fatalitet, 21 me të lënduar, dhe 35 me dëme materiale, janë raportuar brenda 24 orëve në vend.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 943 gjoba trafiku, bën të ditur raporti 24-orësh i policisë.

Vetëaksidenti me fatalitet, ndodhi dje në Poqestë të Pejës.

Ndërsa sot ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në dalje të Prishtinës, përkatësisht në Shkabaj.

Go to TOP