Nisma për koalicionin PDK-LDK në Malishevë: Marrëveshja e Kafes nuk e deformon vullnetin e qytetarëve

Dega e Nismës në Malishevë ka reaguar në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit të PDK-së me LDK-në.

Në reagimin e tyre përmes një postimi në Facebook thuhet se marrëveshjet e fshehta nuk do ta përcaktojnë vullnetin e ndershëm të qytetarëve të Malishevës.

“Një marrëveshje private për Malishevën, e nënshkruar në një tryezë me plotë raki dhe për më keq, jashtë territorit të Malishevës, tregon qartë se sa këta njerëz e respektojnë qytetarin e Malishevës”.

“Ne ju themi se, pazaret private të individëve, as në të kaluarën, siç kanë qenë marrëveshjet e fshehta në zgjedhjet lokale të vitit 2017, por as tani nuk do ta përcaktojnë vullnetin e ndershëm të qytetarëve të Malishevës, sepse qytetarët tanë e njohin mjaftë mirë epokën e keqe të qeverisjes Kilaj, dhe ndryshimet pozitive që kanë ndodhur gjatë këtyre dy mandateve të qeverisjes nga NISMA”.

Tutje, në reagimin e tyre thuhet se vetmja garancë në interes të përgjithshëm qytetar është Nisma Social Demokrate në krye me Ekrem Kastratin dhe jo pazaret private.

“Të dashur qytetarë anekënd Malishevës, e vetmja garancë në interes të përgjithshëm qytetar është vetëm NISMA Socialdemokrate në krye me Ekrem Kastratin, dhe jo pazaret private të individëve të caktuar brenda subjekteve tjera politike. NISMA Socialdemokrate i fton të gjithë qytetarët e Malishevës, që më 14 nëntor të dalin në mënyrë masive për të shprehur vullnetin e tyre të lirë, duke respektuar rregullat ligjore dhe duke mos rënë pre e shantazheve, joshjeve dhe premtimeve të rreme të pazarxhinjve politikë nëpër Malishevë”, thuhet në reagimin e tyre.

Go to TOP