Nisin talljet në Serbi me deklaratën e Vuçiqit se ‘është presidenti më budalla në botë’

Savo Manojloviq, drejtori i fushatës Nisu-ndrysho, ka komentuar paraqitjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Pink.

Manojloviq postoi një video në Twitterin e tij me muzikë në sfond, në të cilën Vuçiq u flet “protestuesve kundër minierave të litiumit dhe kompanisë Rio Tinto që mori para për të”.

Ai ka shkruar: “Presidenti dhe Goca Uzelac (drejtuesja e emisionit) për mua”. Dhe guri do të qante. Nga qielli që bie shi, por Goca është një profesioniste e vërtetë, që nuk derdh lot. Sa dhimbje ka, a do ta kalojë”, ka ironizuar ai.


Vuçiq, ndër të tjera, në fjalën e tij deklaroi se edhe sot i vjen keq që mori vendimin të heqë dorë nga minierat e litiumit në Serbi dhe se “doli të ishte presidenti më budalla në botë”.

Go to TOP