Nisin Lojërat Parasportive,”Kosova 2023″

Është mbajtur ceremonia e hapjes së Lojërave Parasportive “Kosova 2023”, organizuar nga Komiteti Paralimpik i Kosovës, ku po marrin pjesë rreth 400 paraatletë nga vendet e rajonit.

Presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, në hapje Lojërave Parasportive, foli për rëndësinë e anëtarësimit të këtij Komitetit në Komitetin Paralimpik Evropian.

Emini tha se kjo është ngjarja më e madhe rajonale.

“Ky organizim tashmë është shndërruar në tradicional”, tha ajo.

Tutje Emini shtoi se Komitetin Paralimpik, ky organizim po e gjen më madhështor se kurrë, duke theksuar se të tillë e bën edhe lajmi fundit i pranimit të Komitetit Paralimpik të Kosovës në Komitetin Paralimpik Evropian.

Në ketë ceremoni po ashtu kanë folur Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilja Rexhepi, Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, Drejtori Departamentit për Siguri Publike në OSBE Edward Anderson, Rrahim Rexha, drejtor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike etj.

Go to TOP