Nis puna për ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kombëtar

Nis nga sot puna për ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kombëtar, për të cilin Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj shprehet se do jetë vepra më e bukur në gjithë Gadishullin e Ballkanit.

Veliaj deklaroi se Teatrit i ri Kombëtar do t’u shërbejë me kushtet më optimale aktorëve e spektatorëve, po edhe do të hyjë me dinjitet në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Europë. Veliaj bëri me dije se Teatri do të ndërtohet me para publike, dhe jo me partneritet.

“Do jetë vepra më e bukur në gjithë Gadishullin e Ballkanit. Më datë 21 dhjetor është dita e natës më të gjatë të vitit, për të filluar nga nesër ku dita i merr natës. Përfundon dhe një natë e një teatrit që nuk kishte themele dhe aktivitete. Dilemë e madhe se si mund të ketë forca politike kundër teatrit? Vërtet për të ardhur keq. Sot më shumë se kurrë duhet të kapim kohën e duhur. Teatri do jetë në tokën e vet, pa i lëshuar asnjë cm as privatit, askujt tjetër.

Sot kemi rënë dakord që teatri do të ndërtohet me para publike, dhe jo me partneritet, sepse vendosëm që të vinim mënjanë me vendim të Këshillit të Ministrave që të bëhet me paratë e buxhetit dhe që ne të kemi mundësi që me para publike, në tokë publike të bëjmë një teatër 9 herë më të madh, më të fortë dhe mnë të bukurin në rajonin tonë”, tha Veliaj. Projekt-ideja për Teatri e ri Kombëtar është konceptuar nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels.

Go to TOP