Nis nata finale e “Eurovision 2024” – lista e 35 shteteve pjesëmarrëse dhe renditja e tyre

Mbrëmjen e sotme (e shtunë) është hapur sipari për natën finale të Eurovision 2024, e cila po mbahet në Malmo Arena në Suedi.

Atmosfera në arenë është elektrizuese, teksa 25 shtete janë gati të ngjiten në skenë për të sjellë para spektatorëve dhe teleshikuesve performancat e tyre të gatishme për këtë natë të madhe.

Ndarja e Holandës nga konkursi ka sjellë një ndryshim të papritur në listën finale të pjesëmarrësve, pasi artisti përfaqësues i tyre shkeli rregullat e EBU-së vetëm pak orë para fillimit të finales. Skandali ka lënë vetëm 25 shtete në garë, që do të paraqesin numrat e tyre artistik në këtë mbrëmje të shumëpritur.

Ja si paraqitet renditja e shteteve që do të konkurrojnë për titullin e Eurovision 2024:

Suedia | Marcus & Martinus – “Unforgettable”
Ukraina | alyona alyona & Jerry Heil – “Teresa & Maria”
Gjermania | ISAAK – “Always On The Run”
Luksemburgu | TALI – “Fighter”
Izraeli | Eden Golan – “Hurricane”
Lituania | Silvester Belt – “Luktelk”
Spanja | Nebulossa – “ZORRA”
Estonia | 5MIINUST x Puuluup – “(nendest) narkootikumidest ei tea me (küll) midagi”
Irlanda | Bambie Thug – “Doomsday Blue”
Letonia | Dons – “Hollow”
Greqia | Marina Satti – “ZARI”
Mbretëria e Bashkuar | Olly Alexander – “Dizzy”
Norvegjia | Gåte – “Ulveham”
Italia | Angelina Mango – “La Noia”
Serbia | TEYA DORA – “RAMONDA”
Finlanda | Windows95man – “No Rules!”
Portugalia | iolanda – “Grito”
Armenia | LADANIVA – “Jako”
Qipro | Silia Kapsis – “Liar”
Zvicra | Nemo – “The Code”
Sllovenia | Raiven – “Veronika”
Kroacia | Baby Lasagna – “Rim Tim Tagi Dim”
Gjeorgjia | Nutsa Buzaladze – “Firefighter”
Franca | Slimane – “Mon Amour” Austria | Kaleen – “We Will Rave”

Eurovision 2024 do të ofrojë një spektër të gjerë muzikor me performanca që variojnë nga popi deri te muzika elektronike dhe nga rocku deri te këngët tradicionale. Pa marrë parasysh se cili shtet do të shpallet fitues, një gjë është e sigurt: natën e sotme, “Malmo Arena” do të jehojë me zëra dhe melodi nga e gjithë Evropa!

Go to TOP