Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV’së, pritet ta caktojnë mandatarin për kryeministër
Ka nisur mbledhja Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ku në rend dite është edhe caktimi i mandatarit për kryeministër të Kosovës.
Mbledhja e cila ishte e paraparë të nis në dorën 12:00, filloi pak minuta me vonesë.
Përveç kryesueses së mbledhjes, fjalën e parë e mori lideri i kësaj partie Albin Kurti.
Ndryshe ky i fundit dështoi të siguronte 61 vota për krijimin e qeverisë me 26 tetor.
