Nis dislokimi i pajisjeve dhe dokumenteve e një OJQ-je

Në objekt-aneksin i cili gjendet në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë ka nisur dislokimi i pajisjeve dhe dokumenteve të cilat dyshohet se janë përdorur jashtëligjshëm nga një organizatë joqeveritare për veprimtari mjekësore dhe farmaceutike.

Ka qenë një autoambulancë me targa të Beogradit e cila ka ardhur për të marrë dokumentacionet dhe pajisjet të cilat janë brenda. E njëjta është larguar më pastaj.

Ndërsa, stafi që ka qëndruar në këtë objekt-aneks ende nuk është prononcuar për medie.

Go to TOP