Nikshiq demanton keq Serbinë për prejardhjen e armëve të Radojiçiqit

Të mos kërkohet alibi në Bosnje-Hercegovinë. Armët janë të prodhuara nga fabrikat serbe. Armët që u kapën nga Policia e Kosovës në Bansjkë të Zveçanit janë të prodhuara nëpër fabrika serbe. Prejardhja e tyr nuk mund të gjurmohet në Tuzlë të Bosnje-Hercegovinë. Këto janë gënjeshtra. Serbia dhe shërbimet serbe po gënjejnë. Serbia nuk duhet të shohë të bartë përgjegjësi për sulmin terrorist në Kosovë në një vend fqinj si Bosnje-Hercegovina. Serbia me këto deklarime se armët u blenë brenda Bosnje-Hercegovinës na nënvlerësoi.

Të gjitha këto, përmbledhtazi, i tha Kryeministri i Federatës së Bosnje-Hercegovinës, Nermin Nikshiq; pas pretendime të Prokurisë së Beogradit, se kryekrimineli Milan Radojiçiq, ka blerë armë që nga janari i vitit 2023 nga Tuzla e Bosnje-Hercegovinës.

“Mund ta them me zë të lartë dhe qartë se janë pretendime të rreme”, u shpreh Nikshiq, siç e citoi e përditshmja serbe “Danas”. Kryeministri i entitetit boshnjako-kroat i BeH-së u shpreh i prerë se Serbia assesi “nuk duhet që të kërkojë alibi” në një vend fqinj si BeH për të ikur nga përgjegjësia e përfshirjes së saj në sulmin terrorist të 24 shtatorit.

“E kuptoj që Serbia në ditët e fundit është ekspozuar ndaj presioneve dhe dënimeve të mëdha nga shtetet demokratike, por kjo nuk do të thotë se mund të kërkojë alibi për veprimet e saj në Bosnje dhe Hercegovinë. Serbia nuk mund të kërkojë përgjegjësinë nga kjo anë e kufirit për furnizimin me armë, trajnimin e formacioneve paraushtarake dhe grupeve të qytetarëve serbë që shkaktuan konfliktin e armatosur në veri të Kosovës”, tha Nikshiq.

Është e papranueshme, tha kryeministri Nikshiq, që Serbia të provojë të transferojë fajin në Bosnje-Hercegovinë; derisa edhe shtoi se duke bërë një gjë të tillë “ata na nënvlerësuar”.

“Duke pasur parasysh kushtet politike në vendin tonë, ata ndoshta kanë vlerësuar se nuk do të ketë një reagim adekuat, të shpejtë dhe të saktë të bazuar në fakte”, por na kanë nënvlerësuar, theksoi Nikshiq.

Serbia e di kush qëndron prapa sulmit, theksoi ai, dhe nuk duhet të provojë të gjejë albini në Bosnje-Hercegovinë. “Ne i bëjmë thirrje Serbisë që në mënyrë transparente të hetojë shkaqet e vërteta dhe të zbulojë publikisht organizatorët dhe nxitësit e vërtetë të sulmit terrorist, sepse ne e dimë se ata e dinë se kush është”, tha Nikshiq.

Nikshiq nxorri të gjeturat e Policisë së Kosovës për armët e konfiskuara nga terroristët dhe se ato janë të prodhuara nëpër fabrika serbe si “Sloboda” dhe “Krushik”; dhe se këto nuk mund të provohen të gjurmohet në BeH.

“Sipas ligjeve të vendit tonë, gjatë eksportimit të armëve, municioneve dhe pajisjeve të tjera ushtarake, deri në fishekë individualë, në çdo vend tjetër, kryhen procedurat më të rrepta sipas standardeve të NATO-s dhe në bashkëpunim me NATO-n. Një përdorues përfundimtar çertifikata (certifikata për përdoruesin përfundimtar të mallit) dhe lejet nga katër ministritë shtetërore (ministritë e Mbrojtjes, Sigurisë, Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike), si dhe vërtetime nga Ministria kompetente e Punëve të Brendshme për emrat e drejtuesve, numrat e regjistrimit, përcaktimi i automjeteve që kryejnë transport, rrugë lëvizjeje etj”.

“Sigurisht që të gjitha informacionet objektive thonë se shërbimet serbe kanë publikuar informacione të rreme, kanë rillogaritur nëse mendonin se një mashtrim i tillë do të kalonte pa reagim. Ne bëjmë thirrje Serbia të hetojë në mënyrë transparente shkaqet e vërteta dhe të zbulojë publikisht organizatorët dhe nxitësit e vërtetë të sulmit terrorist”, ka thënë kryeministri i FBeH.

Ditë më parë Administrata Federale e Policisë në Bosnje-Hercegovinë njoftoi se është duke provuar të verifikojë “informacionet se armët e përdorura më 24 shtator në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit janë siguruar nga Tuzlla, qytet në veriperëndim të Bosnjës” pati njoftuar për REL, Vahidin Munjiq, ushtrues detyre i drejtorit të policisë.

Munjiq deklaroi se dyshimet për transferim të armëve nga Tuzlla janë duke u hetuar përmes Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL) dhe që Zyra e Prokurorit të Bosnje – Hercegovinës është informuar për gjithçka.

“Ne e kemi marrë informacionin dy ditë më parë, përmes mediave. Ne i kemi kërkuar INTERPOL-it që të na ofrojë informacione nga të gjitha agjencitë e tjera, si nga Zyra e Prokurorit të Serbisë. Ne ende jemi në pritje se nuk mund të flasim më shumë”, ka thënë Munjiq.

Go to TOP