Ngrihet aktakuzë ndaj nëntë të pandehurve për vrasjen në fshatin Balincë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë kundër nëntë të pandehurve në lidhje me rastin e vrasjes së rëndë të ndodhur më datë 31 gusht 2023, në fshatin Balincë të Komunës së Malishevës.

Prokuroria njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra penale si në vijim:

Për të pandehurin Xh.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 par.1 nën par.1.5 të KPRK-së dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

Për të pandehurit Xh.G., F.G., K.G., A.G., dhe N.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale“Vrasja e rëndë në tentativë” nga neni 173 par.1 nën par.1.5 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së.

Për të pandehurin K.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

Për të pandehurin A.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

Për të pandehurin N.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” nga neni 187 par.1 të KPRK-së.

Për të pandehurit L.K., D.K., Q.K., dhe A.M., ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 par.1 nën par. 1.4 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Sipas njoftimit prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë. /Kosova.info/

Go to TOP