Ngjarjet e datës 10 tetor

Vazhdon gjykimi kundër Thaçit dhe të tjerëve (Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, 09:00)

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës organizon konferencën “Dita e Konkurrencës  – Sigurimi i përfitimeve nga konkurrenca e drejtë në Kosovë”. Merr pjesës ministrja  Rozeta Hajdari. (Hotel “Emerald, ora 09:00)

Shoqata e Psikologëve të Kosovës dhe Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë, në shënim të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor organizojnë Kongresin Ndërkombëtar “Shëndet mendor, sfidat dhe e ardhmja”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet punëtoria “Prezantimi i raportit të SIGMA-s për rishikimin dhe vlerësimin e performancës së Zyrës Kombëtare të Republikës së Kosovës”(Ora, 10:00)

Një grup i specializantëve proteston për mospagesën e kujdestarive prej muajit shkurt  dhe detyrimi për të paguar vitin e shkollimit specialistik 500 euro për një vit. (Para Ministrisë së Shëndetësisë, ora 10:00)

KOK-u organizon seminarin “Shëndeti mental në sport”, që mbahet në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mental. (Hotel “Sirius”, në Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal e shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit  për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare. (Kuvendi i Kosovës, N225, ora 10:00)

Klubi Dëshira shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim për të përmirësuar njohuritë, për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të nxitur veprime që promovojnë dhe mbrojnë shëndetin mendor të gjithsecilit. (“Vila Gërmia”, Prishtinë, ora 10:00)

Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. (Kuvendi i Kosovës, N302, ora 11:00)

Federata e Boksit mban konferencë me rastin e arritjes së Presidentit të Federatës Evropiane të boksit (EUBC) Ioannis Filippatos. (Shtëpia e Sporteve, Prishtinë, ora 11:00)

Bëhet ndërrimi i komandës së KFOR-it në mes të Angelo Michele Ristuccia dhe Özkan Ulutaş (Camp Film City, 11:00)

Organizohet edicioni i 35-të i Festivalit të Poezisë “Malli Poetik i Kosovës” (Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, 11:00)

 Federata e Boksit mban konferencë pas arritjes së presidentit të Federatës Evropiane të boksit EUBCm IOANNIS FILIPPATOS dhe ekipit të tij (Shtëpia e Sporteve në Prishtinë, 11:00)

Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë organizon  simpoziumin e 12-të  tradicional (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, 11:00)

Stërvitja e Kombëtares A – Kampi Nacional në Hajvali (11:30)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e formon grupin për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për tregti me jashtë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:30)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit e shqyrton shkresën e Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me anëtaren e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS) publikon hulumtimin “Shëndeti Mendor në Kosovë: Analizë e Përgjithshme e Sistemit Publik”. (Zyra e Kosovo 2.0, Prishtinë, ora 14:00)

Hapet Festivali I Filmave Malor BANFF Kosovo (Kino Armata, 18:00)

Go to TOP