Netanyahu thotë se udhëtimi në Uashington u anulua për t’i dërguar Hamasit një mesazh

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se anulimi i vizitës së delegacion për në Uashington u bë për t’i treguar Hamasit se Izraeli nuk do të përkulet ndaj presionit në rritje ndërkombëtar për të ndalur luftën në Gaza.

Netanyahu është shprehur se shpreson që Hamasi ta ketë marrë këtë mesazh.

“Mendova se vendimi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit ishte një veprim shumë, shumë i keq. Pjesa më e keqe në lidhje me të ishte se ai inkurajoi Hamasin të mbante një qëndrim të ashpër dhe të besonte se presioni ndërkombëtar do ta pengojë Izraelin të lirojë pengjet dhe të shkatërrojë Hamasin”,.

“Ishte një mesazh para së gjithash për Hamasin: Mos vini bast mbi këtë presion, nuk do të funksionojë. Shpresoj se e kanë marrë mesazhin”, është shprehur ai.

Go to TOP