Netanyahu: Kundërofensiva është vetëm fillimi, do ta shkatërrojmë Hamasin
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i është drejtuar kombit duke thënë se kundërofensiva e tyre ndaj Gazës “është vetëm fillimi”.
Netanyahu, tha se Izraeli po lufton për atdheun e tij dhe “po luftojmë si luanë”.
“Ne kurrë nuk do ta harrojmë sulmin e Hamasit. Ne po godasim armiqtë tanë me një fuqi të paprecedentë”, vazhdoi Netanyahu.
“Ne do ta shkatërrojmë Hamasin dhe do të fitojmë, por do të duhet kohë”, shtoi ai gjatë fjalimit të tij që u transmetua në televizion pasi kishte filluar sabati hebre, shkruan BBC.
Kujtojmë se deri më tani, të paktën 1 mijë e 300 izraelitë janë vrarë nga Hamasi, ndërsa nga kundërsulmet e Izraelit kanë humbur jetën së paku 1 mijë e 500 njerëz.
