Netanyahu: Irani do të paguaj për gratë dhe fëmijët e vrarë
Irani do të paguajë një çmim shumë të lartë për vrasjen e qëllimshme të civilëve, grave dhe fëmijëve.
“Ne do t’i arrijmë qëllimet tona dhe do t’u japim një goditje shkatërruese. Ata do ta ndiejnë forcën e plotë të krahut tonë”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një vizite në Bat Yam, ku një ndërtesë u godit nga një raketë dhe gjashtë civilë u vranë, ANSA.
“Qytetarë të Izraelit: dëgjoni udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm. Kujdesuni shumë për jetën tuaj. Ne jemi në rrugën e fitores”, përfundoi ai.
