Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, në rend dite Projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
Nesër seancë e jashtëzakonshme, në rend dite 5 projektligje që lidhen me Byronë për konfiskim, energjinë e luftimin e financimit të terrorizmit
Kuvendi i Kosovës, nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, duke filluar nga ora 12:00.
Në njoftimin për media thuhet se në rend dite janë shqyrtimi i disa projektligjeve.
Ndër to është edhe mocioni për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me shmangie nga afatet nga Rregullorja e Kuvendit.
Rendi i ditës:1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-045 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026,
2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit,
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-032 për Energjinë Elektrike,4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-031 për Energjinë,
5. Mocion për Shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me shmangie nga afatet nga Rregullorja e Kuvendit.
