Mehmetaj: Kurti po synon 80 vota për ndryshime kushtetuese
Gazetari Lirim Mehmetaj ka ngritur dy pyetje publike ndaj kryeministrit Albin Kurti, lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit.
Sipas tij, pyetja e parë ka të bëjë me arsyen pse Kurti nuk e ka mbështetur sërish Vjosa Osmani për presidente. Mehmetaj thekson se arsyetimi për mungesë votash nuk qëndron duke kujtuar se në vitin 2021 janë pasur edhe më pak vota, por Osmani ishte propozuar dhe zgjedhur.
Ai po ashtu përmend se edhe kandidimi i Glauk Konjufca është bërë pa siguri për votat duke ngritur dilema shtesë pse nuk u veprua njësoj me Osmanin.
Pyetja e dytë, sipas Mehmetajt, lidhet me mungesën e një kandidati konsensual jo partiak nga Vetëvendosje. Ai sqaron se emri i Murat Jashari nuk është propozuar asnjëherë, pasi vetë ai nuk ka pranuar një kandidim të tillë.
Në këtë kontekst, gazetari pyet pse nuk është ofruar asnjë alternativë konsensuale para se një gjë e tillë t’i kërkohej opozitës.
Në fund, Mehmetaj vlerëson se këto çështje nuk po marrin përgjigje nga Vetëvendosje apo vetë Kurti duke shtuar se kërkesa për 80 vota në Kuvend, sipas tij, lidhet me synime për ndryshime kushtetuese. /Kosova.info/
