Nesër përpjekja e 32-të për konstituivin e Kuvendit

Të hënën sërish mblidhen deputetët e Kuvendit të Kosovës në përpjekjen e radhës, për të 32-ën herë, për konstituivin e legjislaturës së 9-të.

Përpjekja e radhës për konstituivin e Kuvendit dështoi sërish një ditë më parë, duke e zgjatur edhe më tej ngërçin institucional në vend.

Pavarësisht thirrjeve të kryesuesit të seancës, Avni Dehari, që partitë t’i propozojnë emrat për komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, asnjë propozim nuk erdhi nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe. Nga 80 deputetë të pranishëm, vetëm 47 votuan pro.

Ndërkohë çdo përfundim të seancës përfaqësuesit e partive politike po hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës për bllokim institucional.

Go to TOP