Nesër në Prishtinë, UGSh ndan çmimet vjetore për gazetarët

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë edhe sivjet, në bashkëpunim dhe përkrahje nga JTI, organizon ndarjen e çmimeve vjetore për gazetarët. Shpallen fituesit e konkursit të Vitit 2024, për gazetarinë ekonomike që mbajnë emrin e gazetarit të paharruar, Vangjush Gambeta.

Në manifestimin, i cili mbahet të mërkurën, më 20 nëntor në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 do të ndahen edhe çmimet e tjera vjetore:

“Karriera”,

“Gazetari i Vitit”,

“Raportimi më i mirë i vitit” si dhe

“Ismet Bellova” për gazetarinë sportive.

Ndarjes së çmimeve do t’i paraprijë forumi me temë:

“ Parashikueshmëria si çelës i stabilitetit ekonomik dhe lufta kundër aktiviteteve të paligjshme”.

Autobusi për gazetarët niset në orën 6.00 ditën e mërkurë nga mjedisi para Universitetit të Arteve, sheshi “Nënë Tereza” – Tiranë.

Ftohen mediat që ta përcjellin këtë ngjarjeje të rëndësishme vjetore! /Kosova.info/


Go to TOP