Nesër hapet depoja e re e vaksinave

Nesër në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës në Prishtinë do të mbahet ceremonia e hapjes së Depos së re të vaksinave.

Ceremonia do të mbahet duke filluar nga ora 12:00, tek Depoja e Vaksinave. IKSHKP, në Prishtinë.
Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm U.D Ministrja e Shëndetësisë, Dr. Dafina Gexha Bunjaku, Drejtoresha e Misionit për USAID/Kosovë, Zeinah Salahi, Drejtori i IKShPK, Prof. Naser Ramadani dhe Shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman.

Go to TOP