Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Nëntë palestinezë të vrarë në bastisjet izraelite në Jenin

Nëntë palestinezë janë vrarë gjatë bastisjeve të ushtrisë izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor, kanë thënë zyrtarët palestinezë.

Një grua e moshuar është raportuar të jetë në mesin e të vdekurve në qytezën Jenin.

Ushtria izraelite ka thënë se ka vepruar për të penguar sulme të mëdha nga “skuadra terroriste” e grupit Xhihadi Islamik Palestinez.

Gjatë tentimeve për të arrestuar militantët, tre persona kanë shtënë me armë zjarri ndaj trupave ushtarake dhe ata janë vrarë, ka thënë ushtria.

I katërti është dorëzuar dhe është arrestuar.

“Forcat e sigurisë kanë marrë masa për të rrethuar ndërtesën në të cilën kanë qenë të dyshuarit”, është thënë në një deklaratë të Forcave izraelite të Mbrojtjes.

“Dy të dyshimtë, të armatosur, janë identifikuar duke ikur nga zona dhe janë neutralizuar”.

Ushtria izraelite i ka akuzuar militantët se kanë qenë “thellësisht të përfshirë në planifikimin dhe ekzekutimin e sulmeve të mëdha terroriste ndaj civilëve dhe ushtarëve izraelitë”.

Tensionet mes Izraelit dhe palestinezëve

Tensionet rriten shpesh në mes të Izraelit dhe palestinezëve që jetojnë në Jerusalemin Lindor, në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Gaza udhëhiqet nga grupi militant palestinez, Hamas, i cili e ka luftuar Izraelin disa herë.

Palestinezët në Gaza dhe Bregun Perëndimor thonë se janë duke vuajtur për shkak të veprimeve dhe kufizimeve të Izraelit.

Izraeli, në anën tjetër, thotë se është duke vepruar për të mbrojtur veten nga dhuna palestineze.

Një ndër pikat kyçe të mospajtimeve mes dy palëve ka të bëjë me Jerusalemin.

Izraeli e konsideron gjithë Jerusalemin si territor të vetin dhe si kryeqytet të pandashëm, derisa palestinezët kërkojnë që pjesa lindore të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre në të ardhmen.

Aneksimi i Jerusalemit Lindor nga Izraeli nuk njihet ndërkombëtarisht.

Go to TOP