Nënshkrimi i Messit me PSG-në dhe zyrtarizimi i tij si lojtar i ri thuhet se është çështje orësh

Lionel Messi thuhet se do të nënshkruar kontratën dhe do zyrtarizohet së shpejti si lojtar i ri i klubit francez Paris Saint-Germain.

Barcelona konfirmoi gjatë të enjtes se Messi do të largohet nga Camp Nou, pasi është e pamundur të rinovohet kontrata e tij shkaku i kushteve të rënda financiare dhe rregullave të La Ligas.

Largimi i Messit nga Camp Nou befasoi të gjithë dhe shtangu botën e futbollit, por një klub nuk qëndroi duarkryq dhe e mirëpriti këtë gjë.

Bëhet fjalë për francezët e Paris Saint-Germain që thuhet se veçse ka arritur marrëveshje personale me yllin argjentinas.

Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, PSG është afër nënshkrimit me Messin.

Romano shton se PGS tashmë po përgatit kontratën zyrtare deri në qershor të 2023 për t’iu dorëzuar Messit dhe babait të tij Jorge në orët e ardhshme.

Italiani tutje bën me dije se Messi është i hapur për t’u bashkuar me PSG-në, i cili ishte klubi i vetëm që iu ofrua Leos dhe babait të tij direkt nga mbrëmja e së enjtes duke mos përdorur ndërmjetësues.

Lojtarët e PSG-së gjithashtu janë të bindur për ardhjen e Messit, ndërsa propozimi i kontratës do të përfshijë edhe një mundësi për të zgjatur marrëveshjen deri në vitin 2024. 

Go to TOP