Nënkryetari i Kuvendit takon Lajçakun, flasin për dialogun

Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, ka takuar Emisarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Përmes shkrimit në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka thënë se me Lajçakun kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për situatën në Ballkan të krijuar pas luftës në Ukrainë.

“Takova mikun tim Miroslav Lajçak në Globsec dhe biseduam për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Ballkan pas luftës në Ukrainë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter. 

Go to TOP