Nëna e 2 fëmijëve “masakrohet” nga pitbullët për të cilët kujdesej

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku një 28 vjeçare është masakruar nga qentë e saj pitbull.

Mediat e huaja bëjnë me dije trupi i Rebeca Murdy, një nënë e dy fëmijëve, u gjet të shtunën nga policët në garazhin në Skiatook, një qytet rreth 16 milje në veri të Tulsa.

Ndërsa shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është njoftuar, policët thanë se provat në vendin e ngjarjes tregojnë se Mçurdy ishte viktimë e një sulmi të qenve.

“Kishte disa qen pitbullë në garazh. Një nga kafazet e qenve dhe sulmet ndaj saj ishin te dukshme”, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Osage.

Qentë u morën në mbrojtje nga autoritetet për mirëqenien e kafshëve dhe po mbahen në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Ndërkohë pronari i shtëpisë u tha autoriteteve se ai i rrit pitbullët si një hobi dhe për t’i shitur.

Go to TOP