Në veri të Kosovës situata është e qetë

Situata në veri të vendit është e qetë dhe nën kontroll të autoriteteve të sigurisë.

Ndërkohë, Kisha ortodokse serbe, bazuar në raportin e departamentit amerikan të shtetit mbi liritë fetare, citohet të ketë deklaruar se ata nuk kanë asnjë lidhje me sulmin terrorist në Basnjkë.

Kurse kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha sot se pavarësisht mundësisë për sulme të ngjashme, Kosova kurrë nuk ka qenë më e përgatitur që t’i përgjigjet çfarëdo sfide të sigurisë.

Në raport, sqarohet se pas aksionit policor kundër personave të armatosur, në manastir janë gjetur dhe larguar pelegrinët dhe klerikët e manastirit.

Tani në Banjskë, është qetë ashtu si në tërë veriun e vendit. Këtë e konfirmon edhe policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës është prezentë në veri që nga viti 2022, ishim prezent edhe gjatë vitit 2023 në rastin e Banjskës me datën 24 shtator , ku është vra polici jonë , situata e sigurisë paraqitet të jetë e qetë në mbarë veriun e vendit. Sidoqoftë ne Banjska ne kemi edhe prezencë policore sepse jemi aty afër një objekti që ka kaluar në pronësi të MPB-së kemi prezencë të mjaftueshme të policisë sepse nuk është prezentë veç policia e rendit , por edhe policinë kufitare që patrullon vazhdimisht në atë zonë ku xhindet edhe Banjska”, ka thënë Veton Elshani , zëvendësdrejtor i stacionit Veri, raporton RTKlive.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, u është kundërpërgjigjur kritikave se me deklaratat për luftë, po i frikëson qytetarët. Ai tha se Serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës.

“Për që ka grupe të cilat e kanë për synim për me destabilizua Kosovën, ato ne nuk mundemi me rrejt e as me mashtruar askënd. Ato ekzistojnë, janë të strehuara në Serbi. Mirëpo, sa i përket brenda Kosovës situata kurrë nuk ka qenë më në kontroll. Grupe nga brenda Kosovës të cilat munden me destabilizua Kosovën kurrë nuk kanë qenë më të dobëta dhe janë në shpartallim e sipër”, ka shtuar Konjufca.

Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, është personi që ka pranuar se ka planifikuar sulmin në Banjskë. Ai, pavarësisht se është në listën e zezë të ShBA-së, jeton i lirë në Serbi.

Go to TOP