Akademi përkujtimore kushtuar veprës dhe jetës së akademik Eshref Ademaj

Departamenti i Matematikës i FShMN-së i Universitetit “Hasan Prishtina”, me rastin e 30 vjetorit të ndarjes nga jeta të Akademik Eshref Ademajt, më datën 17.07.2024 me fillim në orën 10:00, organizon një akademi përkujtimore për të nderuar veprën, jetën dhe personalitetin e tij, i cili ishte profesor i rregullt në Departamentin e Matematikës të FShMN-së. Akademia do të mbahet në sallën nr. 153 (kati III) në Departamentin e Matematikës, FShMN.

“Ftohen të gjithë ata të cilët e njohën apo bashkëpunuan me profesorin dhe patriotin e shquar Eshref Ademaj, që mundësisht të marrin pjesë në këtë akademi. Pjesëmarrja juaj do ta bëjë edhe më madhështore këtë akademi.

Paraprakisht ju falenderoj në emër të Këshillit organizativ dhe ju lutem shpërndajeni këtë njoftim”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, profesor Ramadan Limani. /Kosova.info/

Go to TOP