Në shtëpinë luksoze të Lumbardhit në Viti, familja e presin bashkë me Kaderin pas fitores së madhe në Big Brother VIP Kosova
Pas triumfit në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova, emisioni “Prive” ka realizuar një vizitë të veçantë në shtëpinë e fituesit, Lumbardh Salihu, për të sjellë një atmosferë familjare dhe intime përballë publikut.
Lumbardhi, i cili ka lënë pas fushat e blerta të futbollit për një rrugëtim të ndryshëm në shtëpinë e famshme, tashmë gëzon suksesin e tij në krah të të dashurës së tij, modelen Kader Kicaj. Historia e tyre e dashurisë nisi gjatë qëndrimit në BBVK 2, dhe tani vazhdojnë të ndërtojnë plane së bashku në shtëpinë luksoze të Lumbardhit në Viti.
Me një vend të gjerë dhe praninë e ngrohtë të familjes, duke përfshirë gjyshërit e tij, Lumbardhi ndjen që Kosova është ku i takon të jetojë.
“Ne e kemi një plan. Unë patjetër kam qejf me jetua këtu në Kosovë, edhe këtu vendi është shumë i madh, kemi mundësi me pa gjyshin edhe gjyshen. Edhe shpresoj që edhe Kaderi është dakord”, shpjegoi ai, duke theksuar dëshirën e fortë të të dyve për të ndërtuar një të ardhme së bashku në vendin e tij të origjinës.
Ambientet e shtëpisë së fituesit të BBVK2 ka bërë që tifozët dhe ndjekësit e Lumbardhit të marrin një pasqyrë më të afërt të jetës së tij personale dhe të dinamikës që ai ndan me Kaderin, e cila gjithashtu mund të jetë qenësore në vendimin për të ndarë jetën mes dy vendeve.
