Në shfaqjen teatrale që do të prezantohet në Pakistan luan edhe aktori nga Mitrovica, Mehmet Preteni
Shfaqja “Waiting for Train” nën regjinë e Kushtrim Mehmetit do të prezantohet në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Karachi të Pakistanit më 26 shtator të këtij viti.
Në këtë shfaqje luan edhe aktori nga Mitrovica, Mehmet Preteni.
Kjo shfaqje ka prezantuar Kosovën edhe në disa festivale tjera ndërkombëtare.
“’Waiting for Train’ nën flamurin e Kosovës ishte prezente në Kroaci (Zagreb) 2013, në Uganda-Kampala International Theatre Fesrival 2014, Ruanda-Ubumuntu Arts Festival 2015, dhe në gusht të vitit 2024 prap në Ubumuntu Arts Festival në 10 vjetorin e festivalit, ku “Waiting for Train” u zgjedh si shfaqja më e mirë e vitit 2015”, thuhet në njoftimin e faqes “ArtMitro”.
Shfaqja “Waiting for Train” në fund të këtij muaji do të vazhdojë udhëtimin në Pakistan, ku do të prezantoj teatrin kosovar në skenën ndërkombëtare.