Në QKUK shpëtohet 64-vjeçari, i nxirret copa e mishit e mbetur në fyt

Ekipi kujdestar i Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ia ka shpëtuar jetën një 64-vjeçari, duke ia hequr një copë mishi që ia kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes.

Ky intervenim është kryer me bronkoskop.

“Kjo copë e mishit ishte aspiruar gjatë ngrënies. Procedura është përballuar lehtë dhe është kryer në mënyrë profesionale”.

“Pacienti u kursye nga intervenimet me të rënda dhe tani gëzon shëndet të plotë”, shkruan ShSKUK.

Go to TOP