Në Podgoricë arrestohen disa persona, nën dyshimin se kanë punuar për Shërbimin Sekret rus

Disa shtetas të Malit të Zi janë arrestuar në orët e para të mëngjesit në Podgoricë, nën dyshimin se kanë punuar për Shërbimin Sekret të Rusisë, raporton vijesti.me.

Siç raporton Vijesti, aksionin e ka udhëhequr Agjencia për Siguri Kombëtare (ANB) që ka kompetencë në këtë fushë, kurse arrestimet janë kryer me urdhër të zyrës së Kryeprokurorit.

Sipas një burimi të këtij medium malazez, njëri prej të arrestuarve bazuar në të dhënat e ANB-së, prej dekadash ka punuar për Shërbimin Sekret rus dhe është pjesë e një grupi të madh, për të cilët ka informacione të detajuara ANB-ja.

Bëhet fjalë për nëpunësin e administratës, kurse i njëjti burim thekson se aksioni i sotëm është fillimi i operacionit për zbulimin e bashkëpunëtorëve të agjencive të huaja të inteligjencës.

Nga ANB nuk janë deklaruar lidhur me atë nëse janë arrestuar disa persona nën dyshimin për spiunazh, e Vijesti mëson se ky aksion është pjesë e një aksioni ndërkombëtar dhe se në mesin e të arrestuar janë edhe disa shtetas të Rusisë.

Go to TOP