Në Malishevë fillon korrje-shirja e grurit

Në Komunën e Malishevës ka filluar korrje-shirja e grurit, me këtë rast Kryetari Ekrem Kastrati, ka parë nga afër fillimin e fushatës së korrje-shirjeve të grurit dhe ka uruar bujqit për një korrje të bereqetshme duke shprehur urimet e tij që kjo të jetë një sezon i mbarë.

Kastrati dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Blegtori dhe Zhvillim Rural, Sylë Dukolli, premtuan vazhdimin e përkrahjes për sektorin e bujqësisë, duke theksuar rëndësinë e këtij sektori për ekonominë.

“Fillimi i korrjes dhe grumbullimit të grurit është një moment i veçantë për të gjithë ne. Bujqësia është shtylla kurrizore e ekonomisë dhe ne jemi të përkushtuar të mbështesim bujqit tanë në çdo hap të rrugës. Jemi këtu për të festuar përpjekjet dhe arritjet tuaja dhe për të shprehur mbështetjen tonë të vazhdueshme. Urojmë një sezon të mbarë dhe të bereqetshëm,” ka thënë Kastrati.

Bujqit ndanë sfidat dhe përvojat e tyre me Kastratin dhe Dukollin, ku ata theksuan se Komuna do të vazhdojë të ofrojë mbështetje përmes subvencioneve dhe formave të tjera për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të rritur cilësinë dhe sasinë e grurit dhe prodhimeve tjera. /Kosova.info/

Go to TOP