Në Kosovën “e fortë” e ”heroike” të Kurtit, nuk të vret Serbia, por Albin Kurti!

Shkruan: Ardian KASTRATI

Me u pas mbyt Mefail Bajcinovci, Agim Bahtiri apo Dimal Basha me rroba banjo “Speedo” ne Ujman do shpallej ditë zie.

Kur i riu i diasporës mbytet, nuk ka më fjalime. Heshtje. Se nuk i prishen pushimet asnjë deputeti të VV-së, as ndonjërit prej atyre që bënë selfie për sovranitet te Ujmani.

Në Kosovën e “çliruar” të Albin Kurtit, nuk vdes prej Serbisë – vdes prej fjalimeve për sovranitet të Mefail Bajcinovcit e Agim Bahtirit buzë urës së Ujmanit.

I riu nga diaspora nuk ra dëshmor, por viktimë e turizmit politik te Albin Kurtit.

Në Kosovën “e fortë” të Kurtit, i riu nga diaspora nuk vdes nga ndonjë plumbi i armikut serb, por nga ftesa për “not politik” në Ujman. Jo me pushkë në dorë, por me propagandë e budallallëk shtetëror ku në urën e ” sovranitetit” nuk ka asnjë masë sigurie ose paralajmërimi.

Duke e njohur Kurtin nga 1997-ta, në çdo studio politike nëpër vite kam thënë me qindra herë: Albin Kurti është njeri i KOBSHËM. Urdhnoni numëroni sa shqiptari u vra nëpër sheshe qytetesh, burgje e liqene për kauza personale të Kurtit.

Hajde urdhëroni turizëm patriotik të Albin Kurtit – ku nuk të pret Serbia, por të merr Ujmani sot….e nesër ku ta dijmë se çka….

Fleni, fleni opozita. Garoni se kush do ti fitoj tenderat për kanalizime në zgjedhjet lokale, ndërsa shteti shkoj për lesh.

Po ja kështu ka fitu Albini ndaj kësaj opozite të lodhur.

P.sh. për një postim të Ardian Kastratit në FB çoheshin protesta i madh e i vogël e bënin pordha fashiste rreth e rreth Rektoratit të Universitetit ku punoj unë…..sot për një humbje jete- HESHTJE.

Pa PROTESTA nuk rrëzohet Albini.

Nga nesër, rihapet sezona në urën e Ujmanit!

Mirë se vini!


Go to TOP