Në Kosovë sot nis ceremonia e ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 2023”

Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, nga sot deri më 2 qershor.

Ceremonia zyrtare do të nisë në orën 11:30 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku do të marrin pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Ky ushtrim udhëhiqet nga ushtria amerikane dhe synim ka rritjen e bashkëpunimit në mes të partnerëve si dhe gatishmërinë operacionale të NATO-s dhe partnerëve për të reaguar në rast kërcënimi ndaj Evropës.

Go to TOP