Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 – Fold6 dhe Galaxy Ring

Gjithnjë e më shumë burime pohojnë se Samsung do të mbajë ngjarjen e saj Unpacked në muajin e shtatë, me datën 10 korrik.

Burimet tregojnë gjithashtu vendndodhjen e ngjarjes së radhës Unpacked, që është Parisi, Francë. Kjo është spekuluar edhe më parë, por tani konfirmimi vjen nga disa burime të ndryshme.

Lojërat Olimpike do të mbahen në kryeqytetin e Francës në korrik, dhe Samsung është një nga sponsorët kryesorë, kështu që lokacioni padyshim ka kuptim.

Do të jetë një ngjarje e madhe ku Samsung do të zbulojë pajisje të shumta duke përfshirë Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6, dhe ndoshta Fold6 Ultra dhe/ose FE, ndoshta edhe Flip6 FE, dhe po ashtu flitet për serinë Galaxy Watch7 dhe të paktën një palë kufje të reja dhe në prezantimin e plotë të Unazës Galaxy.

Ka ende kohë deri në korrik, kështu që planet e Samsung mund të ndryshojnë. Nuk ka ende një konfirmim zyrtar, por burimet thonë se fansat po shënojnë 10 korrikun në kalendarët e tyre.

Go to TOP