“Në jetën time, nuk mendoj se do të luaj për Tottenhamin” – Mbappe tregohet i ashpër me klubin anglez

Kylian Mbappe duket se e di tashmë destinacionin e tij të ardhshëm, por vetëm pret që të përfundojë ky edicion.

Sulmuesi francez është i gatshëm që të largohet nga Paris Saint-Germain me të përfunduar ky edicion.

Lojtari 22-vjeçar do të kalojë në radhët e Real Madridit si lojtar i lirë, derisa mund të nënshkruajë me ta qysh në janar.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën, tashmë ka refuzuar disa herë vazhdimin e kontratës me PSG-në, mirëpo ka pranuar edhe një pyetje të çuditshme.

Mbappe është pyetur nga CNN se a do të luante ndonjëherë për Tottenhami, me francezin që është shprehu direkt.

“Nuk mendoj se do të luaj për Tottenhamin në jetën time”, ishte përgjigja e sulmuesit.

Edhe pse Spurs nuk kanë shprehur interesim asnjëherë për të, Mbappe duket se nuk e pëlqen skuadrën nga Liga Premier. 

Go to TOP