Në intervistën e rrallë në këtë fushatë, Albin Kurti shkërmoqet nga Grida Duma

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në intervistën e rrallë në këtë fushatë zgjedhore, është demoluar nga gazetarja Grida Duma.

Duma i tha Kurtit se “je për herë të parë, nëse ke qenë më parë populist”, teksa e bëri Kurtin që të reagonte me zë të nervozuar, i cili iu përgjigj duke i thënë se “nuk kam qenë asnjëherë populist, jam demokrat”.

Pas kësaj, Duma ia përmendi deklaratat e Kurtit, duke aluduar në paaftësinë e tij, ku ia përmendi se “nuk je populist duke thënë që ‘duhet të më tregojnë sa dhe nga fitojnë,  ndërkohë që je kryeministër’”.

“Nëse do të ishe kryetar i një partie opozitare, do thoshe se duhet të ta tregojnë se nuk ke qasje, se nuk e di dhe kur vjen në pushtet do ta kuptoj se nga fitojnë këta hajdutët, që unë mendoj që janë hajdut, ndërkohë je kryeministër i Kosovës dhe pas katër viteve ‘të na tregojnë se nga fitojnë, si?’”, i tha Duma, Kurtit.

Kurti, u përgjigj shumë shkurtimisht, duke i thënë se po të ishte Byroja, nuk do të kishte nevojë t’i thoshte këto gjëra.

Gazetarja Duma ia përmendi Kurtit dhe ndasitë që i ka krijuar gjatë kohës së tij sa ishte kryeministër, duke thënë se  “në momentin që ti i thua opozitës ‘mizë’, ‘buburrec’, së pari brenda modelit, e ke thënë që ‘unë jam për unitetin kombëtar’.

“Dhe së dyti në skenën e perceptimit publik, shikohet që Qeveria e Shqipërisë me Qeverinë e Kosovës ka një konflikt protagonizmash, midis Ramës dhe Kurtit. Kujt i ka shërbyer kjo, perceptimit për unitet kombëtar apo në fakt vetëm protagonizmit tënd si politikan?”, i tha Duma, Kurtit, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, Kurti tha se mund të ketë mospajtime me Shqipërinë, por tha se pret mbështetje më të madhe nga Shqipëria sesa që ka.


Go to TOP