Ndërron jetë Naim Krasniqi, Menaxheri i Përgjithshëm i AgroDev-it
Me dhimbje të thellë është bërë e ditur se Naim Krasniqi, Menaxher i Përgjithshëm i Fondacionit AgroDev, ka ndërruar jetë.
Krasniqi ishte një profesionist i përkushtuar dhe një lider i respektuar në sektorin e bujqësisë në Kosovë. Përmes angazhimit të tij të vazhdueshëm, integritetit dhe vizionit të qartë zhvillimor, ai dha kontribut të çmuar në forcimin e sektorit bujqësor dhe në avancimin e misionit të fondacionit AgroDev.
Gjatë drejtimit të tij, AgroDev u shndërrua në një mbështetës të rëndësishëm të fermerëve dhe iniciativave që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në vend. Bashkëpunëtorët e përshkruajnë atë si njeri me përkushtim të rrallë, me ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe me gatishmëri të vazhdueshme për të ndihmuar komunitetin bujqësor.
Humbja e tij konsiderohet e madhe jo vetëm për fondacionin, por për gjithë komunitetin e bujqësisë në Kosovë, ku ai la gjurmë të pashlyeshme me punën dhe vizionin e tij.
Fondacioni AgroDev ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e të ndjerit duke theksuar se kontributi dhe përkushtimi i tij do të mbeten pjesë e përhershme e trashëgimisë së institucionit.
Kujtimi dhe vepra e Naim Krasniqit do të jetojnë gjithmonë në mesin e atyre që patën fatin të punojnë dhe të bashkëpunojnë me të.
U prehtë në paqe.
