Nderoi terroristët e vrarë në Banjskë, përjashtohet nga policia Sinisha Vasiq

Nderimi i terroristëve të Banjskës në sheshin e Mitrovicës së Veriut, i kushtoi shtrenjtë serbit Sinisa Vasiq.

Pjesëtari serb i Policisë së Kosovës, tre muaj pasi ka ndezur qirinjtë për terroristët e Banjskës, iu desh ta heq uniformën e Policisë së Kosovës.

Siç duket e papranueshme ka qenë prezenca e tij, në organizimin e datës 26 shtator, veç dy ditë pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, për çka burime të televizionit Dukagjinit, bëjnë me  dije se Vasiq tashmë është përjashtuar nga policia.

Dukagjini ka adresuar pyetje edhe tek Policia e Kosovës, por nga ky institucion kanë thënë se i njëjti tashmë  është suspenduar.

“Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se zyrtari në fjalë sipas procedurave të parapara të PK-së është suspenduar”, tha Policia e Kosovës.

Polica nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet tjera rreth shkeljeve disiplinore të këtij zyrtari policor, ndërkohë që nuk ka mohuar se largimi i tij ka ardhur pas raportimit për pjesëmarrjen e tij në atë organizim.

Bile për ish-kryeshefin e IPK-së, Valdet Hoxha, pa raportimin e mediave, ky akt do mbetej i fshehur, përderisa thotë se pavarësisht gradave të gjithë duhet të përfundojnë njëjtë si Sinisa Vasiq, pas veprime të tilla.

Ndërkohë, njohësi i çështjeve të sigurisë Drizan Shala vlerëson se ky pjesëtar por edhe të tjerë që kanë cenuar në këtë formë shtetin e Kosovës duhet të largohen përfundimisht nga Policia.

Ngjarja e 26 shtatorit për të cilën Sinisha Vasiqi është përjashtuar nga polica erdhi si pasojë e sulmit terrorist në Banjskë me 24 shtator, ku të vrarë mbetën 3 pjesëtarë të grupit që e komandonte Milan Radoiciqi.

Go to TOP