Ndaluni dhe reflektoni: A i keni parë këto gjeste të vogla në marrëdhënien tuaj në çift?

Ekziston një mendim i gabuar se në një marrëdhënie, gjestet e mëdha janë ato që duhet të marrin të gjithë meritat dhe që bëjnë diferencën, por nëse duam të flasim siç duhet, “djalli fshihet në detaje”. Janë veprimet e vogla, të thjeshta, të përditshme që shprehin dashurinë, interesin dhe e bëjnë çiftin vërtet mirë dhe të lumtur së bashku.

Të mbash një marrëdhënie njerëzore nuk është aspak e lehtë. Kjo përkthehet në shumë durim, kompromise e mbi të gjitha komunikim. Në fund të ditës, ndaluni dhe reflektoni pak…ai i keni parë këto gjeste të vogla në marrëdhënien tuaj?

Veprime të vogla që ju tregojnë kujdes

Dallimi në një marrëdhënie vjen nga gjërat në dukje shumë të parëndësishme, shumë të vogla të përditshmërisë, veçanërisht nëse është një marrëdhënie afatgjatë, ku mund të keni dilema nëse jeni apo jo të lumtur. Filloni duke bërë një filxhan kafe në mëngjes edhe për partnerin, para se të ngrihet nga shtrati. Ose më mirë akoma, mëngjes për të dy. Është mendimi që ka më shumë rëndësi, pastaj veprimi.

Thuaj faleminderit

Është një fjalë me shumë kuptim. Thuaj faleminderit për pastrimin e enëve pas darkës, edhe nëse ishte radha e tij. Tregojini atij se e vlerësoni vërtet.

Mos lejoni që celulari “t’ju ndajë”

Duhet të ketë kohë cilësore kur jeni bashkë dhe nëse telefoni bie gjatë gjithë kohës ose nëse vazhdimisht e ktheni vëmendjen atje, kjo nuk ju ndihmon, veçanërisht nëse nuk jetoni ende bashkë. Instagram , Facebook , emailet mund të presin. Studime të ndryshme kanë treguar se marrëdhënia me celularin ndikon ndjeshëm në shëndetin e jetës suaj personale. Edhe në komunikim.

Një përqafim

Mund të duket si lëvizja më e thjeshtë dhe klasike në një lidhje, por me kalimin e kohës kontakti fizik kufizohet për disa arsye dhe lidhja mes jush humbet. Mundohuni të bëni një përqafim të papritur që partneri nuk e pret, mbajini dorën në makinë ose ndërsa shikoni një film. Jo gjithmonë, por është mirë të bashkohemi në mënyra kaq të thjeshta.

Gjeni kohë për veten

Në gjithë këtë kaos që mbizotëron, gjeni kohë për veten. Të shpenzosh kohë me veten, qoftë kjo nëse do të punosh për pamjen tënde apo thjesht të ndjekësh interesat e tua, jo vetëm që garanton që të ndihesh i përmbushur në ditën tënde, por që do të jesh versioni më i mirë i vetes. Kjo ndikon edhe në marrëdhënie.

Go to TOP