Nazarko: Këtë herë ka pak incidente në fushatë
Opinionisti Mentor Nazarko ka përmendur se për dallim nga zgjedhjet e fundit lokale në Shqipëri, kësaj radhe ato janë minore.
“Ka pasur incidente, por jo të denja sa për ta prishur tablonë e zgjedhjeve”, është shprehur ai për Edicionin Special në Klan Kosova.
“Është me rëndësi që të rivendoset ekuilibri demokratik dhe pluraslit, që vendi I njeh të dyja nga vitit 1991. Opozita herën e parafundit nuk ka qenë pjesëmarrëse, tash e ka mundësinë që të përfaqësohet”.
“Ka një panoramë pluraliste, relativisht të fragmentuar”.
Nazarko ka shtuar se në fushatën e sivjetme nuk ka pasur stimulime, pagesa, apo krijim të situatave që mund të përdoreshin për qëllime politike.
